Goditet me veturë një këmbësor në këtë qytet të Kosovës

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 09:34
Goditet me veturë një këmbësor në këtë qytet të Kosovës

Raportohet se një i mitur është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME- Rr. Eliot  Engel, Pejë  20.01.2024-19:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës,  ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)