Ja si e quan Rama Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 09:37
Ja si e quan Rama Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij

Në 18 vjetorin e vdekjes së tij, Ibrahim Rugovën e ka përkujtuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se janë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare.

“LiriaKaEmër, *18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Rama në Facebook.

(Kosova Sot Online)