Begaj: Ibrahim Rugova është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 11:44
Begaj: Ibrahim Rugova është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 18-vjetorin e vdekjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Begaj e ka cilësuar Rugovën si model i një politikani që duhet të jetë frymëzues për politikanët në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi presidenti shqiptar në Facebook.

(Kosova Sot Online)