Abdixhiku: Për mungesën e presidentit Ibrahim Rugova ndjejmë dhimbje

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 12:10
Abdixhiku: Për mungesën e presidentit Ibrahim Rugova ndjejmë dhimbje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova u shpreh se ndjejnë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai gjithashtu tha se rikujtojnë me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e e tij të të bërit politikë.

“Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, u shpreh Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)