Ja kush thotë: Ibrahim Rugova ishte lider i kapaciteteve globale

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 14:02
Ja kush thotë: Ibrahim Rugova ishte lider i kapaciteteve globale

Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, sot në përvjetortin e 18 të vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bujleviq shkroi në “X” se pikërisht Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

“Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale”, shkroi ish-ministri kroat i Mbrojtjes.

“Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Europë”, shtoi Bujleviq.

(Kosova Sot Online)