Pasi i ra kulmi rihapen për qarkullim rrugët rreth objektit të Komunës së Prishtinës

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 15:45
Pasi i ra kulmi rihapen për qarkullim rrugët rreth objektit të Komunës së Prishtinës

Pasi era e rrëzoi kulmin e objektit, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët e mbyllura në lagjen “Arbëria” në kryeqytet janë rihapur për qarkullim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por Komuna thotë se është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e këtij objekti dhe përreth tij.

Komuna tha se aktualisht po punohet në kulmin e këtij objekti.

“Të nderuar qytetarë, Rrugët “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” në lagjen “Arbëria” janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, njoftoi Komuna në Facebook.

Një 23-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë nga rënia e kulmit. Meteorologët thanë se era s’ishte aq e fuqishme për të shkaktuar dëme të tilla.

(Kosova Sot Online)