Arrestohen dy të rinj pasi dogjën eskavatorin i cili kushton rreth 150-mijë euro

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 16:16
Arrestohen dy të rinj pasi dogjën eskavatorin i cili kushton rreth 150-mijë euro

Sajmir Hima, 28 vjeç dhe Leonard Xhixha, 32 vjeç përfunduan në prangat e policisë këtë të shtunë. Ata dogjën një eskavator, vlera e të cilit shkon në 150 mijë Euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia thotë se ata e kanë ndërmarrë aktin për motive të dobëta.

“Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


(Kosova Sot Online)