Haziri: Pa jetu shqiptarët e bashkuar nuk është kryer ëndrra

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 17:09
Haziri: Pa jetu shqiptarët e bashkuar nuk është kryer ëndrra

Pro bashkimit të Kosovës me Shqipëri, është deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se ëndrra e tij më e madhe në aspektin politik, është që t’i shohë dy shtetet të bashkuara.

“Në aspektin politik, ëndrra unë besoj që akoma nuk është bë e plotë. Pa jetu shqiptarët e bashkuar, nuk është kryer ëndrra”, tha Haziri.

“Do me thënë, pro bashkimit me Shqipërinë”, u pyet Haziri.

“Definitivisht. Pa opsion”, tha Haziri.


(Kosova Sot Online)