Kurti në Shkup: Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët i Procesit të Berlinit ta përshpejtojnë anëtarësimin e rajonit në BE

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 08:52
Kurti në Shkup: Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët i Procesit të Berlinit ta përshpejtojnë anëtarësimin e rajonit në BE

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për darkën e mbrëmshme në Shkup ku shefi i Qeverisë ka marrë pjesë bashkë me liderë të rajonit dhe zyrtarë nga ShBA dhe BE, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)