Istog: Një burrë gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë, rasti po hetohet

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 09:24
Istog: Një burrë gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë, rasti po hetohet

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij dje në Istog, transmeton “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 21.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore.”

(Kosova Sot Online)