O’Brien: Është mirë të kthehem në Shkup, është kënaqësi të jem këtu dhe të shoh Maqedoninë e Veriut si mikpritëse

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 10:57
O’Brien: Është mirë të kthehem në Shkup, është kënaqësi të jem këtu dhe të shoh Maqedoninë e Veriut si mikpritëse

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, ka folur nga Shkupi ku po merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ndjehet mirë që është rikthyer në Shkup.

Ai tutje ka shtuar se për herë të parë kishte ardhur si zyrtar amerikan në vitin 1996.

“Është mirë të kthehem në Shkup. Kam ardhur këtu për herë të parë si zyrtar amerikan në vitin 1996. Është kënaqësi të jem këtu dhe të shoh Maqedoninë e Veriut si mikpritëse. Këta janë aleatët tanë dhe ne po punojmë me këtë qeveri për një nismë e rëndësishme ditët e fundit”, ka thënë ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O’Brien.

(Kosova Sot Online)