Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kryejnë bastisje në Zveçan

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 11:50
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës  kryejnë bastisje në Zveçan

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan, transmeton “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Ai tha se bastisja ka përfunduar dhe nuk ka të arrestuar.

“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)