Osmani: Shtyhet afati për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 12:53
Osmani: Shtyhet afati për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka njoftuar se afati është shtyrë deri me 15 maj të vitit të ardhshëm.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për njohjen e statusit, duke thënë se e vërteta duhet të dëgjohet.

Osmani ka thënë se do qëndrojnë pranë në ndjekjen e drejtësisë.

Njoftimi i Vjosa Osmanit:

Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025. Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

(Kosova Sot Online)