O’Brien: SHBA përkrahë fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit, të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 13:45
O’Brien: SHBA përkrahë fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit, të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht

Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, ka folur shkurt në Shkup edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar.

Tutje, Obrien tha se të dyja shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht marrëveshjen e Ohrit.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrefyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë Obrien.

(Kosova Sot Online)