Kurti: Përderisa Radojiçiq është i lirë në Serbi e po riorganizohet, s’mund t’i heqim masat e sigurisë në kufi

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 14:22
Kurti: Përderisa Radojiçiq është i lirë në Serbi e po riorganizohet, s’mund t’i heqim masat e sigurisë në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova s’ka vendosur masa tregtare ndaj Serbisë, por janë vetëm masa të sigurisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kreu i Qeverisë ka thënë se këto masa të sigurisë janë marrë pasi që autoritetet e Kosovës në tri raste kanë konfiskuar sasi të madhe të armatimit përgjatë vitit 2023.

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se akti kriminal, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi në krye me Milan Radojicicin, masat e sigurisë janë të nevojshme. Ne s’kemi masa tregtare, por masa të sigurisë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)