Raportohet se njëri prej vrasësve të 18-vjeçarit kishte qenë në paraburgim si 13-vjeçar, flasin nga SHKK

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 15:23
Raportohet se njëri prej vrasësve të 18-vjeçarit kishte qenë në paraburgim si 13-vjeçar, flasin nga SHKK

Lulzim Fejzullahu vdiq si pasojë e plagëve të rënda në kokë, pasi goditjes me veturë dhe më pas goditjeve të përsëritura me shufër në kokë më 14 janar. Ai vdiq gati një javë më vonë në QKUK, ku po bëheshin përpjekje për ta shpëtuar.

Dy të mitur, Elton Kadriu dhe Artiol Abdullahu janë arrestuar për këtë rast dhe po mbahen në paraburgim për vrasje të rëndë. Emri i të parit nuk është i panjohur për organet e drejtësisë.

Është raportuar se Elton Kadriu kishte qenë edhe më parë në paraburgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Florent Gashi, zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Kosovës tha se nuk mund të deklarohen për këtë.

“Bazuar në Ligjin nr. 08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nenin 64, paragrafi 2, si dhe në mbështetje të Kodit nr. 06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur, neni 47, duke pas parasysh shkaqet e sigurisë, si dhe me qellim të parandalimit të dëmtimit eventual të të drejtave dhe lirive të personave tjerë, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk mund të deklarohet lidhur me rastin në fjalë”, tha ai.

“Për më shumë informata, ju lutem ti drejtoheni gjykates kompetente”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)