Kurti: Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit me Serbinë

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 16:02
Kurti: Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në Shkup ka deklaruar se është mirë që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovë në Bashkimin Evropian nga procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se kjo gjë duhet të ndodh, pasi që Kosova është një shtet ku vullneti për anëtarësim është 94 %, derisa në anën tjetër në Serbi vetëm 35 %.

 

“Konsiderojmë se që një shtet ku vullneti për anëtarësim në BE është 94 %, të mbetet peng i çështjes së normalizimi me një shtet ku vullneti është 35 % dhe që ngelet prapa neve për sundimit ligjit e të drejtave të njeriut, pakicave dhe lirisë së medias. Andaj e theksoj se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, nga procesi i normalizimit me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se BE e ka në thelb zgjerimin e fqinjësisë së mirë, por se nuk është e lehtë të normalizohen raportet me një shtet që nuk e ka perdenimin dhe demmokracinë shumë të pëlqyeshme.

“E kuptoj që BE e ka në thelb të zgjerimit fqinjësinë e mirë, por edhe ata duhet të na kuptojnë neve që nuk është kollaj të normalizojmë raportet me dikë që nuk e ka as Perëndimin as demokracinë fort për qejf”, ka shtuar tutje Kurti.

(Kosova Sot Online)