Vuçiq: Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 16:07
Vuçiq: Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vuçiq.

Ai  ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien.

Gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë.

Vuçiqi ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)