Latifi: Partitë opozitare po ia bëjnë një favor të madh Vetëvendosjes

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 21:30
Latifi: Partitë opozitare po ia bëjnë një favor të madh Vetëvendosjes

Analisti Blerim Latifi deklaroi  se partitë opozitare derisa qëndrojnë të ndara ia krijojnë hapësirën LVV-së që sërish ta fitojë edhe një mandat të ri, pa përpjekje të madhe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“I kemi edhe dy parti tjera opozitare të cilat, tani veçse e kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi me këtë koalicion AAK-Nisma dhe në këtë mënyrë e shoh se këto janë duke ia bë një favor të madh Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Latifi.

“Katër partitë, të gjitha bashkë. Duke e mirëmbajtjë ndarjen e tyre, duke e mbajtur popullin opozitar të shkapërderdhur në disa parti ja krijojnë një favor të ri LVV-së, që ajo me një përpjekje jo fort të madhe mundet me ripërtëri mandatin, me fitu edhe një mandat tjetër elektoral”, tha ai

“Nëse kishin arritë me u shkri, në kuptimin e krijimit të një blloku, me gjetë një koordinim dhe nëse kishin arritë me njxerr në siperqafe njerëz me vlera, edhe si personalitete edhe si profile, mendoj që kjo ish reflektu tek publiku”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)