Ramabaja: Një person kontrollon PDK-në dhe gjysmën e LDK-së

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 21:51
Ramabaja: Një person kontrollon PDK-në dhe gjysmën e LDK-së

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se një person nga Ferizaj e kontrollon sistemin gjyqësor në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramabaja tha se ky person (që nuk ia përmendi emrin), e kontrollon edhe PDK-në dhe gjysmën e LDK-së, prandaj sipas tij, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka iluzione se e udhëheq LDK-në.

“Ne jemi vend i vogël, e dim që një person i Ferizajit komplet e kontrollon gjyqësorin pothuajse dhe defakto ai e kontrollon edhe PDK-në dhe gjysmën e LDK-së, dhe Lumiri ka iluzione se e udhëheq LDK-në. Gjysmën nuk e udhëheq fare”, tha Ramabaja.

“Pra jemi në një rreh vicioz, prandaj fola për krizë në moralin politik”.

“Qytetari i din këto, i ndjen”.

“Ka krizë në politikë, në shëndetësi e arsim”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)