Vuçiq flet për darkën në Shkup me liderët e rajonit

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 22:12
Vuçiq flet për darkën në Shkup me liderët e rajonit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për darkën e mbrëmëshme në Shkup me liderët e rajonit ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të SHBA dhe BE’së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në darkë kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai Shqipërisë Edi Rama, kreu i BDI Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.

Por, Vuçiq i ka veçuar shqiptarët në takim.

“Kemi pasur një takim me James O’Brien, përfaqësuesin amerikan që mbulon hapësirë shumë më të madhe se Ballkani Perëndimor, por është e rëndësishme që është i autorizuar edhe për ne. Më pas kemi pasur një darkë ku kanë qenë të gjithë, ka pasur përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, gjithsej katër shqiptarë, nikoqirë ishte Kovaçevski dhe Pendarovski, ishin O’Brien dhe Kopman dhe ne. Ishte shumë e rëndësishme që biseduam me Kopmani dhe O’Brienin”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)