Ndezën qirinjë për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 22:25
Ndezën qirinjë për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

Forumi i Rinisë së LDK-së kanë ndezur qirinjë për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u vra ditë më parë në Podujevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas rinisë së LDK-së, nga kjo ngjarje makabre “është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë”.

“Të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, ka thënë kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri.

(Kosova Sot Online)