Donika Gërvalla: Sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për heqjen e vizave

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 09:53
Donika Gërvalla: Sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për heqjen e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për heqjen e vizave, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mendoj që më e rëndësishmja çfarë ka ndodhë në Republikën e Kosovës dhe që e ka mundësuar liberalizimi i vizave ka qenë vota 14 shkurtit e vitit 2021… që ka qenë një votë kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Unë mendoj që ai ka qenë mesazhi më i rëndësishëm për të gjitha vendet që kanë qenë skeptike. Ajo çfarë pasojë më vonë, rezultatet e dukshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformimi i institucioneve, progresi i dukshëm në institucioneve tona, por njëkohësisht sundimi i sistemit të ligjit dhe demokracisë, kjo ka qenë elementarja ajo që ka hequr skepticizmin, padashur aspak të injorojë kontributin që është dhënë para nesh, duhet theksuar se sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme, tek ato shtete që kanë hezituar, ndryshe nuk do të kishte ndodhur liberalizmi i vizave”, ka thënë Gërvalla.

(Kosova Sot Online)