Kosova importoi vitin e kaluar domate e patate në vlerë mbi 18 milionë euro

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 11:05
Kosova importoi vitin e kaluar domate e patate në vlerë mbi 18 milionë euro

Instituti GAP ka publikuar një infografikë lidhur me importin e pemëve dhe perimeve të vitit të kaluar në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas kësaj infografike, gjatë vitit 2023 për importin e domateve dhe patateve janë shpenzuar mbi 18 milionë euro.

Vlera e importit të mollëve arrin 5.6 milionë euro, e qepëve 4.8 milionë, e rrushit 3.4 milionë dhe dardhave 2.1 milionë.

(Kosova Sot Online)