Avokati serb zbulon lidhjen serbe me agjenturën ruse: Branimir Nestoroviq është agjent i Putinit, ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”

  • S.A /
  • 23 January 2024 - 12:37
Avokati serb zbulon lidhjen serbe me agjenturën ruse: Branimir Nestoroviq është agjent i Putinit, ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili ditë më parë vizitoi varrezat e Jasharëve në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet serbe, ka thënë se një bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit po kërkon luftë në Kosovë dhe se i njëjti, është agjent i Vladimir Putinit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Branimir Nestoroviq para disa ditëve bëri thirrje për luftë dhe tha se “Serbia duhet të bëhet gati për pushtim në një moment të përshtatshëm”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Stojkoviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se Nestoroviq është agjent i Putinit dhe ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”.

(Kosova Sot Online )