Laporta reagon i tronditur: Ajo që e pamë në Madrid është e turpshme

  • S.A /
  • 23 January 2024 - 12:21
Laporta reagon i tronditur: Ajo që e pamë në Madrid është e turpshme

Real Madridi e mori një fitore të kontestuar në fundjavë ndaj Almerias.Loja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” çoi shumë pluhur dhe u krijuan polemika më mënyrën se si fituan “Los Blancos” me përmbysje me rezultat 3:1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi andaluzian u ankua në referim pas lojës, njëjtë si trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

E sot me këtë temë është marrë edhe presidenti i gjigantit katalunas, Joan Laporta, i cili i quajti të turpshme vendimet e referit, por edhe të gjyqtarëve të sistemit VAR.

“Mund ta kishim zvogëluar distancën e pikëve me Real Madridin, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të referit dhe të VAR. Ajo që e pamë në ‘Bernabeu’ është një turp”, u shpreh Laporta për mediat spanjolle.

Falë kësaj fitoreje, ku madrilenët u favorizuan nga gjyqtarët, Reali e mban distancën prej 7 pikësh ndaj rivalit të përbetuar dhe të përhershëm, Barcelona.

(Kosova sot Online )