Mesazhe nacionaliste serbe me hartën e Kosovës në Srebrenicë, reagon ekspertja e Ballkanit në PE

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 12:42
Mesazhe nacionaliste serbe me hartën e Kosovës në Srebrenicë, reagon ekspertja e Ballkanit në PE

Një grup i njerëzve, që thuhet se janë serbë të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës, ku ata shihen duke mbajtur pankarta – ku edhe shihej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, e cila dënoi ashpër veprimin e tyre.

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shkruar Ëoelk në rrjetin social X, e cila njëherësh shpërndau edhe këtë imazh në llogarinë e saj.

(Kosova Sot Online)