Hoteli i konfiskuar në Vlorë do të kthehet në një qendër trajnimi për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 12:50
Hoteli i konfiskuar në Vlorë do të kthehet në një qendër trajnimi për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologu i tij, Xhelal Sveçla ishin në Vlorë, ku panë nga afër gjendjen e një hoteli të konfiskuar, i cili do të kthehet në një qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, shkruan Balla në Facebook.

https://fb.watch/pLosFJHb3q/

(Kosova Sot Online)