Suspendohet polici, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 13:10
Suspendohet polici, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar polici, i cili u përfshi në një aksident trafiku në Obiliq, përcjell “Kosova Sot Online”.

IPK-ja njofton se polici është suspenduar nga puna.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësoreje, ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private)”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas hetimeve fillestare, është raportuar se aksidenti ka ndodhur dje (më 22.01.2024), rreth orës 17:00, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren, e cila në atë momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Pas aksidentit, vozitësi ka dërguar për trajtim mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet edhe se pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga IPK-ja është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

(Kosova Sot Online)