Tomë Gashi pranon zyrtarisht kërkesën e xhaxhait të Lulzim Fejzullahut

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 13:46
Tomë Gashi pranon zyrtarisht kërkesën e xhaxhait të Lulzim Fejzullahut

Avokati, Tomë Gashi, ka njoftuar se e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e familjarëve të Lulzim Fejzullahut për ta përfaqësuar lëndën e vrasjes së 18-vjeçarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kërkesa, avokatit Gashi iu bë të hënën nga Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit.

Gashi njoftoi se sot ka dorëzuar autorizimin e tij në Prokurori, Gjykatë dhe IPK.

Tutje, Gashi ka shkruar se tani është në pritje të përgjigjes nga këto institucione.

“Ne cilësi te avokatit-perfaqesuesit juridik te Rrahim Fejzullahut – axha i te ndjerit Lulzim Fejzullahu, sot kam dorëzuar autorizimin ne Prokurori, Gjykate dhe IPK. Tani, po presim përgjigje nga këto institucione”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)