KQZ e konfirmon se vetëm nga Zubin Potoku kanë marrë kërkesë për shkarkimin e kryetarit

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 16:04
KQZ e konfirmon se vetëm nga Zubin Potoku kanë marrë kërkesë për shkarkimin e kryetarit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se vetëm nga Zubin Potoku kanë marrë kërkesën me nënshkrimet e mbledhura, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai.

Para disa ditësh, qytetarë nga katër komunat veriore nisën mbledhjen e nënshkrimeve për peticionet që kërkojnë shkarkimin e kryetarëve aktualë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

(Kosova Sot Online)