Ky shtet aprovon anëtarësimin e Suedisë në NATO

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 22:22
Ky shtet aprovon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Turqia ka votuar pro anëtarësimit të Suedisë në NATO, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka dhënë Qeveria e Suedisë në “X”.


“Sot jemi një hap më afër anëtarësimit të plotë në NATO. Pozitive që Asambleja e Përgjithshme e Madhe e Turqisë ka votuar në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Para shumë muajsh, Presidenti i Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan , duke komentuar aplikimin e Suedisë në NATO, tha se vendi i tij nuk do t’i japë “dritë jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë përderisa ata lejojnë djegien e Kuranit.

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste. Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke kishte kërkuar ekstradimin – apo dorëzimin e personave të kërkuar.