Ministri çek takohet me Kurtin e Osmanin sot në Kosovë

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 07:44
Ministri çek takohet me Kurtin e Osmanin sot në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, do të takohen sot me ministrin çek, Martin Dvorak, i cili do të vijë për vizitë në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Njoftimin fillimisht e ka dhënë Presidenca e Kosovës, derisa ka bërë të ditur për kohën.

“Në orën 09:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák”, thuhet në njoftim.

Edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri Besnik Bislimi, do të takohen me të në orën 10:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak”, thuhet në njoftim.

Më pas Bislimi dhe Dvorak do të mbajnë një takim bilateral në orën 11:00.

(Kosova Sot Online)