Sot moti i vranët dhe me diell në Kosovë

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 07:50
Sot moti i vranët dhe me diell në Kosovë

Sot moti në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të tërhiqen këto të fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në orët e hershme të mëngjesit mundësi për reshje të dobëta bore me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 6 gradë Celsius, njofton MeteoKosova.

(Kosova Sot Online)