Mërgimtarit i vidhet vetura në Lubozhdë të Istogut

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 08:45
 Mërgimtarit i vidhet vetura në Lubozhdë të Istogut

Një veturë është vjedhur në garazhdën e një personi që jeton jashtë vendit në Lubizhdë të Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për rastin në polici, ka njoftuar nipi i të dëmtuarit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Lubozhdë, Istog 23.01.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij viktimës mashkull kosovar (i cili jeton jashtë shtetit) dhe kanë vjedhur një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)