Prishtinë dhe Lipjan, mbi 3 mijë euro para të falsifikuara deponohen në dy banka

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 10:57
Prishtinë dhe Lipjan, mbi 3 mijë euro para të falsifikuara deponohen në dy banka

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuar nga zyrtarë të bankave për para që dyshohen se janë të falsifikuara e që janë deponuar në bankë.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë dhe tjetra në Lipjan.

Shuma e parave të falsifikuara është mbi 3 mijë euro.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës (më 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (më 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online)