Bulliqi: kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 11:12
Bulliqi: kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit dhe pjesës tjetër të stafit në Komunën e Podujevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bulliqi tregoi në Facebook se vendimi vlen për ambientet e “institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurti.

Postimi i plotë:

Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset - ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024.

(Kosova Sot Online)