Kush do të jetë pasues i Abbott me mision në Kosovë?

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 14:00
Kush do të jetë pasues i Abbott me mision në Kosovë?

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, është duke qëndruar në ditët e fundit të tij me mision në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abbott-i po mban takime lamtumirëse me figura të ndryshme të politikës dhe jo vetëm.

Dje u takua me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, për të cilin tha se ishte ndër të parët që e priti kur erdhi me detyrë në shtator të vitit 2019.

“Ndërsa hyj në javët e fundit të mia në Kosovë, kam filluar të bëj takimet lamtumirëse. Takimi im i parë i tillë ka qenë me Ramush Haradinajn. Një nga takimet e mia të para zyrtare si ambasador ishte me zotin Haradinaj, i cili në atë kohë ishte ende kryeministër dhe ne kemi reflektuar për zhvillimet e shumta që nga ajo kohë.

Do të jem gjithmonë mirënjohës për gatishmërinë e tij për të ofruar perspektivën dhe këshillat e tij, si dhe përkushtimin e tij të vendosur për marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Kosovë” ka shkruar Abbott-i, në platformën X.

Pasues i Abbott do të jetë Jonathan Hargreaves.

(Kosova Sot Online)