Musliu-Shoshi: Përkushtimi 20 vjeçar i Kosovës dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 14:53
Musliu-Shoshi: Përkushtimi 20 vjeçar i Kosovës dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se përkushtimi 20 vjeçar i Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu – Shoshi ka publikuar pamje nga pjesëmarrja në Këshillin e Evropës.

“Përkushtimi 20 vjeçar i Republikës së Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore, drejtimi i pa kompromis drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

(Kosova Sot Online)