Ja ku është dërguar nën masa të rrepta sigurie Naim Murseli

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 15:26
Ja ku është dërguar nën masa të rrepta sigurie Naim Murseli

Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, nën masa të rrepta sigurie është sjell në prokurori, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pak më herët për po të njëjtin rast është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla.

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla është paraqitur mëngjesin e sotëm para prokurorisë së shtetit.

Ai është marrë në pyetje nga organet e drejtësisë për rastin e Liridona Ademit.

Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së ishte arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale: “marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Kokalla është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz nën forca të shumta sigurie.

(Kosova Sot Online)