Arrestohet 52-vjeçari në Shtime, po kërkohej me urdhëresë nga gjykata për vjedhje të pyjeve

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 15:38
Arrestohet 52-vjeçari në Shtime, po kërkohej me urdhëresë nga gjykata për vjedhje të pyjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar në fshatin Petrovë të Shtimes, një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është 52-vjeçari me inicialet H.H.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej 20 ditëve”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)