Konfiskohen 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në veri

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 16:34
Konfiskohen 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në veri

Raportohet se Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave sot në veri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nuk ka të arrestuar për rastin.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)