Ngritet aktakuzë kundër Gjergj Dedajt pasi kanosi presidenten Osmani

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 17:00
Ngritet aktakuzë kundër Gjergj Dedajt pasi kanosi presidenten Osmani

Për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Prokuroria ngre aktakuzë kundër Gjergj Dedajt, kanosi Presidenten pasi e shkarkoi nga posti i Ambasadorit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laurta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha ajo.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, tha Dedaj.

Pas kësaj deklarate, kabineti i Osmanit kishte konfirmuar se Dedaj ishte denoncuar te organet e drejtësisë për këtë deklaratë.

 kishte përmendur kanunin ndaj Osmanit meqë shkarkimin e tij e kishte konsideruar “hakmarrje politike”.

(Kosova Sot Online)