Rohde reagon pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 17:35
Rohde reagon pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rohde ka thënë se hapja e këtyre korridoreve do të shkurtojë fluturimet drejt destinacioneve në Evropë për 20 minuta.

Ai e ka quajtur këtë sukses të përbashkët, derisa ka thënë se kjo është bërë falë punës së përfaqësuesve të Kosovës dhe miqve e partnerëve të Kosovës, siç janë Austria, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përgatituni për 20 minuta fluturime më të shkurtra drejt destinacioneve ! Festojmë    hapjen e hapësirës ajrore ndërmjet  dhe  për fluturime komerciale sot! Një sukses i përbashkët falë punës së palodhur të përfaqësuesve së Kosovës, miqve dhe partnerëve, Austrisë, Zvicrës dhe ShBA’së. Faleminderit për përpjekjet e përbashkëta gjatë 15 muajve të fundit!”, ka shkruar Rohde.


(Kosova Sot Online)