A ka raste të fruthit në Kosovë?

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 18:00
A ka raste të fruthit në Kosovë?

Raportohet se në Kosovë nuk ka asnjë rast të fruthit, edhe pse numri i rasteve në vende të tjera të Evropës ka qenë në rritje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë,m transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë se “nuk pritet të ketë ndonjë shpërthim të sëmundjes”, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

“Kosova duhet të vazhdojë ta zbatojë suksesshëm Programin e Zgjeruar të Imunizimit, duke i vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit sikurse deri më tani”, thanë nga IKSHPK-ja.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konfirmojnë se nuk kanë asnjë rast të evidentuar me fruth.


(Kosova Sot Online)