Ndërron jetë shoferi që goditi autobusin e Kosovës në Kroaci

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 20:00
Ndërron jetë shoferi që goditi autobusin e Kosovës në Kroaci

Raportohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i furgonit që e ka goditur autobusin e Kosovës në Kroaci, në afërsi të Splitit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Burime  nga vendi i ngjarjes bëjne më dije se drejtuesi i autobusit të Kosovës dhe udhëtarët nuk janë të lënduar.

Mediet më herët raportuan për aksidentimin e një autobusi të një linjë ndërkombëtare Kosovë-Gjermani.

(Kosova Sot Online)