Dedaj: Keqëpërdorimi i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik është krim

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 23:00
Dedaj: Keqëpërdorimi i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik është krim

Pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tij për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani,  ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Dedaj thotë se po përndiqet politikisht.

“Keqëpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik, është KRIM! Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)