Parashikimi i motit për sot

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 07:44
Parashikimi i motit për sot

Sot moti në Kosovë parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,përcjell “Kosova Sot Online”.

Pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu. Në zonat malore reshje të pakta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.

(Kosova Sot Online)