Serbia arreston një tjetër zyrtar pasi akuzohet se spiunoi për llogari të Kosovës e Shqipërisë

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 07:45
Serbia arreston një tjetër zyrtar pasi akuzohet se spiunoi për llogari të Kosovës e Shqipërisë

Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar dje pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi në territorin serb të organizuar nga një person me inicialet D.R., i cili po ashtu u arrestua policia serbe dy javë më parë si i akuzuar për veprën penale të spiunazhit, për leverdi të Shqipërisë.

Dazdareviç dyshohet se merrte direktivat nga D.R. për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë.

Mediat e huaja deklarojnë se sipas autoriteteve serbe të dhënat e mbledhura nga Dazdarevic i janë dorëzuar DR-së, e cila më pas ky i fundit ua ka dërguar shërbimeve inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, shërbim për të cilin është paguar.

Gjatë kontrollit të lokalit që ka përdorur Dazdareviq janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale së spiunazhit.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent VJT Jagodin sipas kallëzimit penal të BIA-s.

(Kosova Sot Online)