Obiliq: Një grua gjendet e vdekur në në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 08:39
Obiliq: Një grua gjendet e vdekur në në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj

Një grua është gjetur e vdekur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ajo ishte gjetur pa shenja jete dje në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Fsh. Dardhishtë, Obiliq 24.01.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)